Lidhje

Dhjetra të vrarë në një sulm në Siri


Numri i të vdekurve në një sulm ajror që mendohet të jetë kryer me armë kimike në Sirinë veriore ka arritur në 58 vetë, sipas grupit “Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut”, me bazë në Londër.

Po sipas grupit, mes të vdekurve ka patur 11 fëmijë. Sulmi është kryer në qytetin Khan Sheikhoun në provincën veriore të Idlibit. Viktimat vuajtën të gjitha simptomat e shkaktuara nga një sulm kimik.

Nuk dihet me saktësi në se avionët luftarakë që kryen sulmin ishin rusë, apo sirianë.

Provinca e Idlibit është nën kontrolin e rebelëve, të cilët janë përfshirë në një luftë vdekjeprurëse kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad që nga viti 2001. Gjatë këtyre viteve në Siri janë vrarë më tepër se 400 mijë persona dhe janë zhvendosur me miliona të tjerë, duke shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Siria është akuzuar për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve edhe në të kaluarën, një pretendim të cilin regjimi e ka mohuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG