Lidhje

Dhjetra të vdekur nga shpërthimi i një makine bombë në Siri


Të paktën 40 vetë humbën jetën të shtunën kur një makinë bombë shpërtheu pranë kurfirit të Sirisë me Turqinë, sipas punonjësve të mjekësisë dhe atyre të ndihmave.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britani tha se shpërthimi ndodhi në një treg shumë të frekuentuar në qytetin Azaz që është nën kontrollin e kryengritësve. Organizata tha gjithashtu se gjashtë luftëtarë të opozitës ishin mes atyre që vdiqën.

Askush nuk ka marrë deri tani përgjegjësi për shpërthimin që vjen në një kohë kur një armëpushim i brishtë është në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.

XS
SM
MD
LG