Lidhje

Siri: 32 të vrarë në sulme në 24 orët e fundit


Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Aleppos në Siri janë vrarë të paktën 32 civilë, ndërsa qeveria goditi për të dytën ditë me radhë zonat e kontrolluara nga forcat rebele me avionë ushtarakë dhe me zjarrin e artilerisë.

Nga bombardimet ruse janë dëmtuar dy spitale dhe banesa në lagjet lindore të qytetit.

Sulmi u përshkrua nga Kremlini si një ofensivë me objektiv ekstremistët në provincat e Idlibit dhe Homsit, por ai u kritikua nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara.

Grupi me seli në Londër “Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut” tha se mes të vrarëve ishin edhe 6 fëmijë.

XS
SM
MD
LG