Lidhje

ISIS-i hedh në erë një tempull antik në Palmira


Ekstremistët e ISIS-it shkatërruan tempullin dy mijë vjeçar Baal Shamin në Palmira, qytet historik që ata e morën nën kontroll në muajin maj

Veprimtarë sirianë thanë se grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik, hodhi në erë një tempull antik në Palmira, zonë historike në Lindjen e Mesme.

Maamoun Abdulkarimm përgjegjës për antikat në Siri, tha se frika e tij më e madhe u bë realitet.

Ekstremistët e ISIS-it shkatërruan tempullin dy mijë vjeçar Baal Shamin me mjete shpërthyese që dëmtuan rëndë shtyllat romake që rrethonin tempullin antik.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, konfirmoi shkatërrimin e tempullit. Javën e kaluar ata thanë se militantët i prenë kokën drejtorit për antika të Palmirës, Khaled Asaad. Ai kishte kaluar 50 vjet duke mbrojtur historinë e brishtë të zonës së trashëgimisë së Kombeve të Bashkuara.

ISIS-i mori Palmirën në muajin maj dhe historianët dhanë alarmin. Militantët thanë se artefaktet antike dhe statujat janë blasfemi. Ata kanë shkatërruar edhe zona tjera historike në Irak.

Observatori tha se ISIS ka shitur një numër antikash. Sipas tyre disa video pamje ku ekstremistët duken duke shkatërruar statuja janë të falsifikuara.

XS
SM
MD
LG