Lidhje

Njoftime për fatin e Abu Mohammad al-Golanit


Televizioni shtetëror sirian njoftoi dje se udhëheqësi i një grupi të fuqishëm kryengritësish i lidhur me al-Kaidën, është vrarë në Sirinë perëndimore, një pretendim që nëse konfirmohet do të ishte një humbje e madhe për kryengritësit që po përpiqen të përmbysin Presidentin Bashar al Assad.

Por menjëherë pas këtij lajmi, filluan të shfaqen njoftime kontradiktore. Televizioni shtetëror nuk dha detaje përveç njoftimit se kreu i Jabhat al-Nusrës, Abu Mohammad al-Golani, u vra në provincën bregdetare të Latakias.

Po dje në mbrëmje, e hoqi lajmin nga faqja e internetit pa shpjegime. Po ashtu u shfaqën njoftime të tjera që mohonin vdekjen e al-Golanit.

Grupi ekstremist i njohur edhe si Fronti Nusra, është në listën e Departamentit të Shtetit të organizatave terroriste. Ky grup është shfaqur si një ndër më efektivët mes grupeve kryengritëse që po luftojnë kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG