Lidhje

Kryengritësit rebelë mohojnë zërat për ndihma ruse


Grupi kryesor sirian i opozitës, që gëzon mbështetjen e Perëndimit ka mohuar të ketë marrë ndihma nga Moska, pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij po e mbështeste atë grup në operacionet e përbashkëta me trupat siriane kundër Shtetit Islamik.

Koalicionet rebele të lidhura me Ushtrinë e Lirë Siriane i thanë medias perëndimore se nuk po marrin ndihmë direkte ruse përmes goditjeve ajrore apo formash të tjera ndihme ushtarake.

Një udhëheqës i kryengritësve, Asaad Hanna tha se pretendimi i Putinit është “kategorikisht një gënjeshtër”. Hanna i tha agjencisë franceze të lajmeve se qeveria ruse po përpiqet të krijojë një përçarje brenda Ushtrisë së Lirë Siriane, duke përhapur këta zëra.

Javën e kaluar, zoti Putin tha se Rusia kishte dhënë mbrojtje nga ajri, armë dhe paisje për grupin opozitar që prej kohësh lufton kundër ushtrisë qeveritare siriane.

XS
SM
MD
LG