Lidhje

Bisedimet për krizën në Siri


Rusia shprehu keqardhjen që projekt-rezoluta e saj në Kombet e Bashkuara ku i bëhej thirrje Turqisë të ndërpriste veprimet ushtarake në Siri, u hodh poshtë.

Kremlini e bëri sot këtë njoftim, duke thënë se Rusia vazhdon me “politikën e saj të qendrueshme, transparante dhe të qartë që ka si synim vendosjen e stabilitetit, luftën ndaj terrorizmit dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë dhe rajonit”.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia filluan bisedimet për negocimin e një armëpushimi në Siri dje në mbrëmje, pikërisht në ditën kur ishte parashikuar një ndërprerje e luftimeve.

Zyrtarë nga dy vendet diskutuan në Gjenevë për të gjetur një mënyrë për të arritur një armëpushim afatgjatë që do të ndihmonte për të dërguar ndihma humanitare në zonat e pushtuara nga luftimet në Siri.

XS
SM
MD
LG