Lidhje

Siri: Rusia mbështet forcat e Asadit për të rimarrë qytetin Deir el-Zour


Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara thonë se ushtria siriane e mbështetur nga Rusia ka kaluar lumin Eufrat në përpjekje për të rimarrë kontrollin e qytetit sirian Deir el-Zour. Kjo lëvizje mund të çojë në ballafaqimin me luftëtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në pjesën lindore të qytetit.

Një zëdhënës për koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Koloneli Ryan Dillon, tha për Zërin e Amerikës se rusët po ndihmojnë nga ajri forcat e regjimit sirian në operacionin për të rimarrë kontrollin e asaj zone:

“Koalicioni zgjidh mosmarrëveshjet me zyrtarët rusë rreth hapësirës ajrore komplekse dhe të mbingarkuar mbi Siri.. Komunikimi mes koalicionit dhe rusëve arrin sigurinë e ekipeve tona të përbashkëta ajrore dhe forcave ushtarake dhe mbështetëse të operacioneve tona në fushëbetejë.”

Fushata për qytetin Deir el-Zour, një prej bazave kryesore të grupit militant Shteti Islamik në Siri, nisi në fillim të muajit. Ndërkohë, Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, filluan një operacion të veçantë nga pjesa lindore e qytetit, duke marrë kontrollin e hapësirës prej 300 kilometra katërorë përgjatë brigjeve lindore të lumit Eufrat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG