Lidhje

Siria shpalli armëpushim në mbarë vendin

  • Dorian Jones

Qeveria siriane dhe disa grupe kryengritëse ranë dakord për një armëpushim në shkallë vendi duke filluar nga e premtja.

Ashtu si edhe në armëpushimet e mëparshme, marrëveshja vlen për ushtrinë siriane dhe rebelët e opozitës, por jo për grupet ekstremiste si Shteti Islamik dhe al-Kaida.

Rusia, e cila mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad, dhe Turqia, që mbështet grupet rebele, thanë se do të garantojnë armëpushimin.

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti armëpushimin "të brishtë", por tha se ai kishte mbështetjen e qeverisë siriane dhe "të forcave kryesore të opozitës së armatosur."

Syrians evacuated from the embattled Syrian city of Aleppo during the ceasefire arrive at a refugee camp in Rashidin, near Idlib, Syria, Dec. 20, 2016.
Syrians evacuated from the embattled Syrian city of Aleppo during the ceasefire arrive at a refugee camp in Rashidin, near Idlib, Syria, Dec. 20, 2016.


Moska dhe Ankaraja kanë qenë të angazhuara në negociata intensive në dy javët e shkuara. Më parë këtë muaj, të dy palët ndërmjetësuan një marrëveshje për një armëpushim dhe evakuimin e refugjatëve nga lagjet e bllokuara në qytetin sirian të Alepos.

FILE - Russian Foreign Minister Sergey Lavrov, center, gestures while speaking to Turkey's Foreign Minister Mevlut Cavusoglu, right, back to a camera, and Iranian Foreign Minister Mohammad Javad Zarif, left, back to a camera, during their talks in Moscow, Russia.
FILE - Russian Foreign Minister Sergey Lavrov, center, gestures while speaking to Turkey's Foreign Minister Mevlut Cavusoglu, right, back to a camera, and Iranian Foreign Minister Mohammad Javad Zarif, left, back to a camera, during their talks in Moscow, Russia.

Javën e kaluar, ministrat e jashtëm turk, iranian dhe rusë u takuan në Moskë për bisedime mbi çështjen e Sirisë. Sipas ministrisë së jashtme turke, ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu foli dy herë me telefon këtë javë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

FILE - Kurdish female fighters from the People's Protection Units (YPG), operating alongside with the Syria Democratic Forces, walk in northern province of Raqqa, Syria, May 27, 2016.
FILE - Kurdish female fighters from the People's Protection Units (YPG), operating alongside with the Syria Democratic Forces, walk in northern province of Raqqa, Syria, May 27, 2016.



Ashtu si marrëveshjet e mëparshme edhe kjo marrëveshje armëpushimi është e vlefshme vetëm për ushtrinë siriane dhe rebelët e opozitës, por jo për grupet militante si Shteti Islamik.

Rusia, e cila mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet grupet rebele, thanë se do të garantojë armëpushimin.

Rusia dhe Turqia mbështesin palët kundërshtare në luftën civile në Siri, por analistët thonë se ata kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e njëri-tjetrit në zgjidhjen e konfliktit. “Këto përpjekje janë të rëndësishme, por rëndësinë e tyre reale do ta përcaktojnë rezultatet e angazhimit të tyre”, thotë analisti politik Semih Idiz i cili punon me faqen e internetit “Al Monitor”. "Ne pamë se evakuimi në Alepo prodhoi disa rezultate. Nëse armëpushimi respektohet, kjo do të hapte një rrugë shumë të rëndësishme diplomatike për Sirinë", thotë ai.

Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme turke, duke folur në kushte anonimiteti, konfirmoi se Ankaraja ka mbajtur takime me përfaqësues të rebelëve sirianë. Një zyrtar i rebelëve sirianë, i cituar nga një agjenci lajmesh, tha se këto takime pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

Ankaraja dhe Moska kanë deklaruar se grupet terroriste nuk do të jenë pjesë e armëpushimit; por, analistët paralajmërojnë se një pengesë potenciale mbetet përcaktimit grupeve terroriste, pra cilat grupe rebele konsiderohen organizata terroriste. "Ka përkufizime që nuk përputhen. Rusia nuk e ka shpallur grupin e luftëtarëve kurdë të Sirisë, YPG një organizatë terroriste, të cilin Turqia e quan një grup terrorist ", thotë analisti Semih Idiz. "Nga ana tjetër, ka pretendime të vazhdueshme se Turqia ka lidhje me grupe që Rusia i konsideron si organizata terroriste," thotë ai.

Roli i presidentit sirian Bashar al-Asad gjithashtu është një pengesë e mundshme. "E gjithë bota e di se nuk është e mundur që të ketë një tranzicion politik me Asadin", ka thënë ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. "Ne gjithashtu e dimë se është e pamundur që të gjithë njerëzit të bashkohen rreth Assadit," thotë ministri i jashtëm turk. Ky qëndrim është kundërshtuar fuqishëm nga Moska, e cila këmbëngul se populli sirian duhet të vendosë se kush e drejton atë.

Të martën, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia, Irani dhe Turqia kanë rënë dakord që përparësi në Siri është lufta kundër terrorizmit dhe jo rrëzimi i qeverisë së Asadit.

Ankaraja ka sugjeruar se nëse marrëveshja e armëpushimit do të zbatohej, atëherë qeveria dhe grupet e opozitës siriane do të jenë të pranishme në një takim të planifikuar që do të mbahet muajin e ardhshëm në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me Rusinë, Iranin dhe Turqinë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në mbështetje të takimit të Kazakistanit të martën, kritikoi përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. "Për fat të keq, Gjeneva nuk prodhoi rezultate. Sa takime janë mbajtur? Dhe nuk ka rezultate," tha zoti Erdogan.

Edhe Uashingtoni është duke u përballur me përjashtim nga përpjekjet e Rusisë, Turqisë dhe Iranit për zgjidhjen e konfliktit sirian. Ndërsa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë të NATO-s, mosmarrëveshjet lidhur me luftën civile në Siri kanë dëmtuar marrëdhëniet mes tyre. Zoti Erdogan të martën e akuzoi Uashingtonin se po armatoste Shtetin Islamik. "Kjo është qesharake", ishte përgjigja e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mark Toner ndaj kësaj akuze.

Të mërkurën, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara lëshoi një deklaratë, ku i kundershtonte akuzat e zotit Erdogan. "Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk po mbështet Daesh-in," tha ambasada amerikane në Ankara, duke përdorur akronimin arab për Shtetin Islamik. Shtetet e Bashkuara "nuk e kanë krijuar ose mbështetur Daesh-in në të kaluarën. Pohimet se qeveria e Shteteve të Bashkuara po mbështet Daesh-in nuk janë të vërteta."

XS
SM
MD
LG