Lidhje

Siri, shtohet dhuna vdekjeprurëse


Aktivistë sirianë njoftuan se të mërkurën pati sulme ajrore vdekjeprurëse të forcave pro-qeveritare në rrethinat e Damaskut, në Ghutën lindore, ku gjatë kësaj jave ka ndodhur dhuna më vdekjeprurëse në disa vjet.

Grupi me seli në Britani “Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut” tha se që nga e djela mbrëma janë vrarë të paktën 250 persona. Hera e fundit kur pati një numër kaq të madh viktimash ishte në vitin 2013, kur në atë zonë ndodhi një sulm kimik.

Shtimi i dhunës vjen ndërsa forcat siriane përpiqen të rimarrin, pas më tepër se 4 vjetësh, kontrollin e Ghoutës lindore nga luftëtarët e opozitës.

Këto zhvillime, gjithashtu ndodhin pas përparimit të bërë në përpjekjet për të detyruar largimin e militantëve të Shtetit Islamik nga pjesa më e madhe e territorit, që ata kishin dikur nën kontroll në Siri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG