Lidhje

Firma e duhanit urdhërohet të paguajë dëmshpërblim të madh


Një juri në shtetin amerikan të Floridës ka urdhëruar kompaninë e dytë më të madhe të cigareve në vend të paguajë 23.6 miliardë dollarë për të venë e një duhanpirësi i cili vdiq nga kanceri në mushkëri në moshën 36.

Juria gjithashtu urdhëroi kompaninë R.J. Reynolds të paguajë 16.8 milionë dollarë në kompensime.

Cynthia Robinson e kishte paditur Reynolds në vitin 2008 në emër të burrit të saj të ndjerë, Michael Johnson. Ajo pretendonte se kompania kishte fshehur rreziqet shëndetësore dhe natyrën vartëse të produkteve të saj. Johnson kishte pirë duhan për më shumë se 20 vjet, duke filluar kur ishte rreth 13 vjeç dhe e veja e tij tha se ai ishte përpjekur disa herë ta linte zakonin.

Kompania Reynolds planifikon ta apelojë vendimin e gjykatës.

Një avokat për prodhuesin e cigareve tha se shuma historike e dhënë në këtë rast shkon "përtej botës së arsyeshmërisë dhe drejtësisë."

XS
SM
MD
LG