Lidhje

Kina paralajmëron Taivanin kundër pavarësisë


Votuesit taivanezë zgjodhën presidenten e parë grua, Tsai Ing-wen, duke fituar me shumicë dërrmuese ndaj Partisë Nacionaliste, që është përqendruar gjerësisht tek forcimi i marrëdhënieve me Kinën që kur mori pushtetin para tetë vjetësh.

Partia Demokratike Progresive e zonjës Tsai, fitoi gjithashtu shumicën në parlament për herë të parë, një zhvillim që mund të ketë një ndikim të ndjeshëm në politikat ekonomike dhe fusha të tjera me Kinën.

Pak pasi u shpallën rezultatet, Zyra e Kinës për marrëdhëniet me Taivanin, që menaxhon marrëdhëniet me Taipein tha se do të vazhdonte të kundërshtonte çdo veprim drejt pavarësisë së Taivanit. Një deklaratë e botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua tha se vendosmëria e Kinës për të mbrojtur tërësinë e saj territoriale ishte “e palëkundur”.

XS
SM
MD
LG