Lidhje

Tajlandë, përpjekje për shpëtimin e një grupi futbollistësh


Në Tajlandë, ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të nxjerrë 12 futbollistë të rinj dhe trajnerin e tyre nga një kompleks shpellash, i cili po përmbytet nga uji.

Ekipet po përpiqen të gjejnë pika të tjera për të hyrë në shpellën Tham Luang. Uji vazhdon të përmbytë shpellën me shpejtësinë një centimetër në orë.

Zhytësit Navy SEAL të Tajlandës dhe mjekët po përpiqen të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të djemve, të bllokuar që nga 23 qershori, për të vendosur se si mund t’i shpëtojnë.

Një mundësi është që ata të qëndrojnë në shpellë derisa niveli i ujërave të ulet kur të përfundojë stina e shirave pas katër muajsh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG