Lidhje

Përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit në Tajvan


Në Tajvan vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit të së martës, ku mbetën të vrarë 9 persona. Më tepër se 250 vetë u plagosën nga tërmeti prej 6,4 ballësh. 10 persona figurojnë të zhdukur.

Një ndërtesë me apartamente dhe dy ndërtesa të larta mes tyre një hotel, u rrëzuan pjesërisht gjatë tërmetit të fuqishëm. Pasgoditjet vazhduan edhe të mërkurën, duke krijuar panik mes banorëve.

Më tepër se 800 njerëz u evakuuan dhe fjetën nëpër strehë të përkohëshme. Tërmeti shkaktoi çarje të rrugëve dhe dëme të mëdha në tubacionet e ujit, duke lënë rreth 40 mijë shëpi pa ujë dhe rreth 2 mijë të tjera pa energji elektrike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG