Lidhje

Takim BE-Rusi në qytetin rus Nizhni Novgorod


Takim BE-Rusi në qytetin rus Nizhni Novgorod
Takim BE-Rusi në qytetin rus Nizhni Novgorod

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Rusisë hapin nesër një takim të nivelit të lartë dyditësh në qytetin rus Nizhni Novgorod, takim i cili mund të errësohet nga mosmarrëveshjet lidhur me ndalimin e perimeve që Rusia importon nga BE-ja për shkak të bakteries E. coli.

Bashkimi Evropian ka reaguar me zemërim ndaj vendimit të Rusisë për të ndaluar të gjitha perimet që importon nga Bashkimi Evropian. Brukseli kërkon që Rusia të heqë ndalimin për të cilin BE-ja thotë se bie në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë në një kohë kur Moska po përpiqet të anëtarësohet në këtë organizatë.

Kryeministri rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk do ta heqë ndalimin nëse BE-ja nuk jep hollësi rreth burimit të përhapjes së sëmundjes. Por deri tani autoritetet nuk kanë mundur ta gjejnë burimin e bakteries.

Megjithë ndalimin, palët shpresojnë të arrijnë përparim në fusha të interesit të përbashkët, kur Presidenti rus Dmitri Medvedev të takohet me krerët e Bashkimit Evropian, duke përfshirë shefin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso dhe Presidentin e BE-së Herman Van Rompuy.

XS
SM
MD
LG