Lidhje

Talebanët mohojnë vdekjen e Mullah Omarit


Grupi Taleban në Afganistan dhe burime të afërta me përfaqësues të këtij grupi në bisedimet e paqes me qeverinë afgane që pritet të zhvillohen në Pakistan këtë javë i hodhën poshtë njoftimet e dala sot se kreu në arrati i talebanëve Mullah Omar ka vdekur.

Një zëdhënës taleban i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, këmbënguli se udhëheqësi i grupit “është gjallë” dhe se fjalët për vdekjen e tij kanë si synim që ta bëjnë udhëheqësin e grupit të dalë nga vendi ku fshihet.

Sot në Kabul, zyrtarët afganë thanë se po hetojnë njoftimet per vdekjen e tij. Organe të tjera mediash citojnë si burime të lajmit për vdekjen e tij zyrtarët e lartë afganë.

Edhe burime pranë bisedimeve të procesit të paqes në Afghanistan, hodhën poshtë njoftimet per vdekjen e Mullah Omarit, duke thënë se ato kanë si qëllim të dëmtojnë raundin e dytë të bisedimeve që pritet të mbahen këtë javë në Pakistan.

XS
SM
MD
LG