Diplomatët e lartë amerikanë po bëjnë përpjekje për të shpëtuar planet për bisedimet e paqes me talebanët, pas kundërshtimeve të forta të qeverisë afgane.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se Sekretari i Shtetit John Kerry ka folur dy herë me Presidentin afgan Hamid Karzai në përpjekje për të zbutur shqetësimet e tij. Negociatat paraprake mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve pritej të fillonin sot në Doha të Katarit por tani nuk është e qartë se cila është data e fillimit.
Zoti Karzai, mesa duket i pakënaqur nga hapja e një zyre politike e talebanëve këtë javë në Doha, anulloi bisedimet me Uashingtonin për një marrëveshje për praninë amerikane në vendin e tij, pasi të tërhiqen forcat e NATO-s vitin e ardhshëm.