Zyrtarët në Tanzani thonë se të paktën 31 vetë gjetën vdekjen dhe mbi 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një traget u fundos në brigjet e Zanzibarit.
Trageti u mbyt dje në ujra të trazuar, pasi i nis nga kryeqyteti tregëtar Dar es Salam.
Një zëdhënës i policisë tha se ekipet e shpëtimit rifillian sot kërkimet për të mbijetuar por se koha e keqe po pengonte përpjekjet. Autoritetet thonë se 145 vetë janë shpëtuar deri tani.
Mbi 200 vetë vdiqën shtatorin e kaluar kur një traget u përmbys gjatë një udhëtimi përreth tre ishujve që përbëjnë arkipelagun e Zanzibarit.
Mbi 100 njerëz të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa autoritetet thonë se 145 vetë janë shpëtuar deri tani