Lidhje

Vazhdon dhuna ndaj protestuesve në Siri


Vazhdon dhuna ndaj protestuesve në Siri
Vazhdon dhuna ndaj protestuesve në Siri

Në Siri, grupe të të drejtave të njeriut thanë se të paktën një person u vra sot kur forcat qeveritare hapën zjarr në qytetin Homs. Incidenti vjen ndërsa dhjetëra mijëra sirianë në mbarë vendin sfiduan një përpjekje të qeverisë për të ndalur protestat kundër regjimit.

Forcat e sigurimit dhe ushtarët janë të pranishëm në mbarë Sirinë, ndërsa njoftohet për grumbullime të mëdha protestuesish në disa qytete, përfshi rrethinat e kryeqytetit Damask. Aktivistët që po vëzhgojnë protestat thanë se forcat e sigurisë kanë vendosur postblloqe dhe kanë mbyllur disa zona në qytete dhe fshatra ku kanë ndodhur demonstrata të mëparshme.

Agjenci perendimore lajmesh citojnë një aktivist të ketë thënë se presidenti Bashar al-Assad ka dhënë urdhër të mos qëllohet ndaj protestuesve. Por duket se ky urdhër është shkelur në qytetin Homs.

XS
SM
MD
LG