Lidhje

Protesta të mësuesve në dy shtete amerikane


Dhjetra mijëra mësues në shtetet amerikane të Oklahomës dhe Kentakit protestuan sot, me kërkesat për rritje pagash dhe më tepër fonde për arsimin.

Në të dyja këto shtete, shkollat u mbyllën të hënën, disa për shkak të protestave të mësuevse, disa për shkak të mbylljes së shkollave për pushimet e pranverës.

Protestat e mësuesve në Oklahoma City dhe në Frankfort, kryeqytetet e Oklahomës dhe të Kentakit, ishin njëlloj si ato 9-ditore që u zhvilluan në Virxhinian Perëndimore, ku mësuesit arritën të fitojnë një rritje pagash, që i dha fund protestave të tyre në këtë shtet.

Në Oklahoma, shteti i tretë mes 50 shteteve amerikane me pagat më të ulëta të mësuesve, protestuesit thanë se fondet e dhëna nga ligjvënësit shtetërorë javën e kaluar, nuk ishin të mjaftueshme për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Disa shkolla zhvillojnë mësim katër ditë në javë, për shkak të mungesës së fondeve dhe ato përdorin tekste 20 vjet të vjetra.

Në Kentaki, mësuesit protestuan edhe për ndryshime në planet e pensionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG