Lidhje

Policia kërkon të akuzuarin për 4 të vrarë në Tenesi


Në Shtetet e Bashkuara, policia në shtetin Tenesi është në kërkim të një burri që akuzohet se vrau të paktën katër persona duke shtënë me armë në orët e para të së dielës në një restorant.

I dyshuari është identifikuar nga policia si Travis Reinking. Po sipas autoriteteve, ai ishte i veshur me një pallto por pa rroba të tjera në trup. Ai u fut në restorant në tre të mëngjesit dhe filloi të qëllonte.

Tre nga viktimat mbetën të vdekur në skenën e ngjarjes, i katërti vdiq pasi ishte dërguar në spital. Policia njofton edhe për dy të plagosur.

Sipas policisë një klient i restorantit arriti t’ia heqë nga dora armën personit që akuzohet për sulmin, por ai arriti të shpëtojë dhe u largua.

XS
SM
MD
LG