Lidhje

Tensionet Rusi-Ukrainë, bisedojnë shefat e ushtrive amerikane dhe ruse


FILE - Pentagon spokesman John Kirby speaks to reporters Feb. 17, 2021. He said March 3 that Iraqi security forces were leading the investigation of the attack on the al-Asad base, adding that it was still too early for any attribution.

Shefat e shtabeve të ushtrisë ruse dhe amerikane patën një bisedë telefonike, njoftoi të mërkurën ushtria amerikane dhe agjencia e lajmeve RIA.

Asnjëra palë nuk dha hollësi rreth telefonatës midis Kreut të Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralit Mark Milley dhe shefit të shtabit të përgjithshëm ushtarak rus, gjeneralit Valery Gerasimov.

"Dy udhëheqësit ushtarakë shkëmbyen pikëpamje mbi çështje me interes të ndërsjellë," tha Pentagoni në një komunikatë.

Telefonata të ngjashme midis zyrtarëve të lartë ushtarakë amerikanë dhe rusë ka patur herë pas here, përfshirë njërën në fillim të këtij viti.

Ndonëse nuk u dha më shumë informacion, telefonata vjen ndërkohë që Ukraina ka thënë se Rusia po shton forcat e armatosura pranë kufijve të saj, duke përbërë një kërcënim për sigurinë e vendit.

Të mërkurën, gjeneral Milley bisedoi edhe me homologun e tij ukrainas.

Ukraina dhe Rusia kanë ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për një rritje të dhunës në konflikt, për të cilin Kievi thotë se ka lënë 14,000 të vrarë që nga viti 2014.

Pentagoni tha se kishte folur me Rusinë për të marrë sqarime të mëtejshme rreth gjendjes dhe se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara për shkallëzimet e reja të agresionit rus në Ukrainën lindore.

"Ne jemi të vetëdijshëm për raportet ushtarake ukrainase në lidhje me lëvizjet e trupave ruse në kufijtë e Ukrainës. Ne po diskutojmë me aleatët e NATO-s shqetësimet tona për këtë rritje të tensioneve dhe për shkeljet e armëpushimit dhe tensionet rajonale," tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO-ja akuzojnë Rusinë për dërgimin e trupave dhe armatimeve të rënda për të mbështetur separatistët. Moska thotë se ajo siguron vetëm mbështetje politike dhe humanitare për rebelët dhe se rusët që luftojnë në Ukrainë janë vullnetarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG