Policia tha se bllokoi në malësitë e Kurveleshit, në Tepelenë 520 kg marijuanë dhe vuri një person në pranga.
Sipas policisë, sasia e lëndës narkotike u gjet në dy kasolle bagëtish në procesin e tharjes dhe në një objekt të braktisur.
Policia tha se shtetasi i arrestuar ishte nga Borshi i Sarandës. Kjo zonë është njohur edhe viteve të shkuara për kultivimin e marijuanës dhe për aktivitetin e grupeve kriminale.
Shumë zona në Tepelenë dhe Memaliaj ishin këtë vit në shënjestër për kultivimin e narkotikëve, për shkak të përmasave të kësaj dukurie.