Lidhje

Tepelenë, operacion kundër marijuanës


Policia e Gjirokastrës tha se ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 2500 rrënjë bimë narkotike marijuane në zonën e Krahesit të Tepelenës. Policia tha se ka arrestuar dy kultivues dhe sekuestruar një armë zjarri me të cilën dyshohet se ruanin vatrat e mbjella.

Ky është operacioni i parë në këtë zonë e cila është denoncuar nga Partia Demokratike e opozitës si një nga më problematiket në Shqipëri në kultivimin e marijuanës.

Fotot e operacionit dëshmojnë për bimë të rritura në lartësi të ulët dhe të mbjella në vatra të vogla të fshehura mes bimësisë më të lartë.

Sekuestrimi i armës nga policia gjatë arrestimit në flagrancë flet sipas ekspertëve të policisë se vatrat me narkotikë ruhen ditën dhe natën nga persona të armatosur të cilët mund të paraqesin rrezik gjatë ndërhyrjeve policore.

Pas fazës së ndërgjegjësimit policia ka kalur ditët e fundit në fazën e veprimeve në terren. Pak ditë më parë një tjetër vatër e mbjellë me bimë narkotike ishte zbuluar në zonat rurale të Gjirokastrës.

Kultivuesit e marijuëns kanë nisur ti transferojën bimët e tyre nga format e mbjelljes me kubikë që ruheshin në vende të mbyllura drejt sipërfaqeve të tokës. Këto sipërfaqe janë hapur kryesisht në zonat malore dhe afër mundësive të vaditjes me ujë.

Policia dyshon se krahas aktvitetit spontan të fermerëve apo blektorëve grupe kriminale përfshihen në organizimin e kultivmit, rritjen,grumbullimin dhe tharjen e narkotikëve. Më pas janë po këto grupe që merren me transportimin e marijuanës drejt vendeve fqinje.

Sfida e policisë këtë vit pritet të jetë e vështirë nga shtimi i zonave me narkotikë dhe nga rritja e aktivizimit te ketyre grupeve.

XS
SM
MD
LG