Lidhje

Anullohet alarmi për cunami pas tërmetit të fuqishëm në Kili


një rrugë e dëmtuar në Tarahuin

Autoritetet anulluan një alarm për cunami që u njoftua sot pasi një tërmet i fuqishëm goditi pjesën jugore të Kilit. Sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan lëkundjet ishin të magnitudës 7.6 ballë dhe me epiqendër 40 kilometra larg bregut jugor të Kilit.

Shërbimet e emergjencës evakuan rreth 4 mijë persona nga zona Los Lagos.

Një tjetër tërmet prej 7.8 ballësh u regjistrua pranë Ishujve Solomon më 8 dhjetor, ndërsa një tërmet prej 7.9 ballësh u regjistrua në Papua New Guinea më 17 dhjetor.

XS
SM
MD
LG