Lidhje

Mbeten në burg të dyshuarit për terrorizëm


Shqipëri, Gjykata konfirmon masën e sigurisë për katër nga 8 të arrestuarit të cilët akuzohen se rekrutonin besimtarë musliman për të marrë pjesë në luftimet në Siri

Në Shqipëri Gjykata e krimeve të rënda vendosi sot të lerë në arrest me burg katër nga 8 të arrestuarit dy ditë më parë të cilët dyshohen se kanë rekrutuar të pakëtn 50 besimtarë mysliman të cilët janë dërguar për të luftuar në Siri

Përpara gjykatës sot u paraqitën Genci Balla, i cili drejtonte xhaminë e Unazës së re në Tiranë. Ai konsiderohet si një ndër organizatorët e grupit. Në rrjetet sociale janë gjetur mesazhe audio ku ai bënte thirrje për t’u përfshirë në konfliktin sirian. Sipas prokurorisë, ai është një teolog që përkrahte rryma radikale që predikojnë islamin e dhunshëm.

Përvec tij u dha masa e sigurisë arrest me burg edhe për Bujar Hysën i cili drejtonte një xhami në Mëzes, një fshat pranë Tiranës, si dhe per dy të arrestuar të tjerë Zeqir Ymeri dhe Fadil Muslimani, i cili dyshohet si financues i aktivitetit të grupit.

Procedurat ndaj të arrestuarve u zhvilluan nën masa të rrepta sigurie. Forcat speciale rrethuan Gjykatën e krimeve të Rënda, ndërsa disa dhjetra ndjekës të të arrestuarve ishin pranë godinës. Përmes rrjeteve sociale janë bërë thirrje për organizimin e një proteste në përkrahjes së Ballës.

Katër të arrestuarit e tjerë do të paraqiten nesër para gjykatësve. Në listën e grupit të akuzuar për veprime terroriste, bëjnë pjesë edhe pesë persona të cilët mendohet se kanë lënë vendin dhe gjenden në Siri.
XS
SM
MD
LG