Lidhje

Teksas, gjenden 8 të vdekur në një kamion


Policia e Teksasit thotë se 8 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të mbyllur në parkingun e një dyqani të kompanisë Walmart.

Shefi i zjarrfikëseve të San Antonios tha se të paktën 28 persona, mes tyre fëmijë i nxorën nga kamioni dhe 17 prej tyre ishin në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të nxehtësisë së madhe. Ai tha se disa prej fëmijëve kanë përsuar dëmtime të pashërueshme të trurit dhe se po të kishin qëndruar edhe një natë tjetër në kamionin e mbyllur do të kishin vdekur. Temperaturat në San Antonio kanë qenë tepër të larta dhe kondicioneri i rimorkios ku ndodheshin njerëzit nuk punonte. Policia tha se shoferi i kamionit është arrestuar.

Njerëzit u gjetën në kamion pasi njëri prej tyre i kërkoi ujë një punonjësi të Walmartit, që lajmëroi policinë për të kontrolluar gjendjen e njerëzve në rimorkjo.

Shefi i policisë, William McManus tha se kjo ishte një tragjedi e tmerrshme dhe se po zhvillohen hetime për mundësinë e një rrjeti trafikimi trafikimi me njerëz.

Policia e San Antonio tha se kamera e sigurisë e dyqanit kishte regjistruar disa makina që kishin ardhur dhe kishin marrë disa njerëz nga kamioni para se të ishin njoftuar autoritetet. Për incidentin janë njoftuar autoitetet federale të imigracionit. San Antonio ndodhet pranë kufirit me Meksikën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG