Lidhje

Presidenti Thaçi në SHBA për takim me nënpresidentin Pence


President of Kosovo Hashim Thaçi
President of Kosovo Hashim Thaçi

Zëvendëspresidenti amerikan Michael Pence do të presë të premten paradite Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi zyra e nënpresidentit të SHBA.

Zyrtarët në Prishtinë thanë se zoti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike.

Presidenti Thaçi do të kërkojë edhe përfshirjen e SHBA në fazën e fundit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, si garanci për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, tha zyra e tij.

Të enjten, Presidenti i Kosovës u prit në Vatikan nga Papa Françesku. Sipas zyrës së Presidentit, në bisedimet me Papën ai kërkoi njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Ai tha se është i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë, por shtoi se "do të dëshironim që këto të ngrihen në nivel të njëjtë që e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të botës”.

Sipas zyrës së Presidenit, zoti Thaçi e informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme. “Kosova është shembull i dialogut ndërmjet komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare”, tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG