Lidhje

Nënat e Tienanmenit denoncojnë presidentin kinez


Në një letër të hapur të publikuar sot në Internet, grupi Nënat e Tienanmenit, i kërkon udhëheqjes kineze të hapë dialogun dhe t’i bëjë një rivlerësim masave shtypëse ndaj demonstruesve më 4 qershor 1989

Një grup familjesh ka denoncuar presidentin kinez Xi Jinping se ka dështuar të kryejë reforma politike, duke thënë se po e çon Kinën mbrapsht, drejt orthodoksisë maoiste.

Në një letër të hapur të publikuar sot në Internet, në faqen e organizatës Human Rights me bazë në New York, grupi Nënat e Tienanmenit, i kërkon udhëheqjes kineze të hapë dialogun dhe t’i bëjë një rivlerësim masave shtypëse ndaj demonstruesve në sheshin Tienanmen të Pekinit më 4 qershor të vitit 1989, ku u vranë 3 mijë protestues.

Grupi Nënat e Tienanmenit vazhdimisht i ka bërë thirrje qeverisë kineze të publikojë listën e plotë me emrat personave që u vranë dhe t’i kompensojë familjarët tyre.
XS
SM
MD
LG