Lidhje

Tillerson në Britani, për bisedime mbi Korenë e Veriut, Libinë


Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson takohet sot në Londër me zyrtarë britanikë dhe francezë për të diskutuar shtimin e presionit mbi Korenë e Veriut për progamin bërthamor. Takimi do të jetë pjesë e një sesioni rreth situatës politike në Libi.

Zoti Tillerson u takua fillimisht me kryeministren e Britanisë Theresa May dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth Koresë së Veriut dhe Libisë kur mbërriti.

Diplomati amerikan po zhvillon takime edhe me ministrin e Jashtëm Boris Johnson dhe drejtorin e politikave franceze Nicolas de Riviere.

Koreja e Veriut u dënua gjerësisht në fillim të muajit për provën me armë bërthamore. Këshilli i Sigurimit u përgjigj me sanksione të reja ekonomike që synojnë të ushtrojnë presion mbi udhëheqësit e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga programi i tyre i armëve bërthamore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG