Lidhje

Tillerson diskuton me Cavusoglu krizën e Katarit


Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka biseduar me telefon me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu lidhur me mosmarrëveshjet mes Katarit dhe fqinjëve të tij arabë në Gjirin Persik.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahreni dhe Egjipti kanë prerë marrëdhëniet me Katarin, të cilin e akuzojnë si sponsorizues i ekstremizmit islamik dhe mbështetës i Iranit. Katari i ka hedhur poshtë akuzat. Presidenti Donald Trump u shpreh me kritika të forta në adresë të Katarit.

Zoti Tillerson foli mbrëmë me homologun turk, pasi i bëri thirrje Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera në Gjirin Persik të mos e acarojnë më tej krizën dhe të lehtësojnë bllokadën ndaj Katarit. Zoti Tillerson tha se masat e vendeve arabe po shkaktonin një krizë me pasoja humanitare si dhe po ndikonin tek operacionet e Shteteve të Bashkuara për të luftuar Shtetin Islamik.

Në Katar ndodhet baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, nga ku nisen shumë prej avionëve që kryejnë goditje kundër bazave të ISIS në Irak dhe Siri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG