Lidhje

SHBA, Kina premtojnë një epokë të re bashkëpunimi


Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe presidenti kinez, Xi Jinping thanë të dielën se dy vendet po fillojnë një fazë të re të mirëpritur bashkëpunimi.

Pas një takimi të shkurtër në Pekin, zoti Tillerson tha se “ne e dimë se përmes një dialogu të mëtejshëm, ne do të arrijmë më shumë mirëkuptim që do të sjellë forcimin e lidhjeve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Xi tha se kur bideoi me Presidentin Donald Trump muajin e kaluar, dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta për përparimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryediplomati amerikan shprehu gjithashtu dëshirën e zotit Trump për të vizituar Kinën në të ardhmen.

Në komentet e tyre nuk u përmendën çëshjtet delikate të rajonit, apo ato mes dy vendeve.

Kina ishte ndalesa e tretë dhe e fundit e turneut të tij të parë në Azi, që përfshiu gjithashtu vizita në Japoni dhe Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG