Lidhje

SHBA ndjekin zhvillimet politike në Liban


Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson tha sot se nuk ka "asnjë të dhënë" që kryeministri i dorëhequr libanez Saad al-Hariri të jetë ndaluar nga autoritetet saudite, kundër vullnetit të tij.

Zoti Hariri njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Libanit, të shtunën e kaluar ndërsa ndodhej në Riad.

Gjatë udhëtimit sot nga Pekini për në Da Nang të Vietnamit zoti Tillerson u tha gazetarëve që e shoqëronin, se kishte marrë garanci nga Ministri i Jashtëm Saudit Adel al-Jubeir që vendimi i zoti Hariri për të dhënë dorëheqjen ishte personal. Biseda mes dy diplomatëve të lartë ishte zhvilluar të martën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG