Lidhje

Sekretari i Shtetit Tillerson drejt Lindjes së Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson sot niset për në Lindjen e Mesme, ku do të marrë pjesë në takimin e parë mes përfaqësuesve të qeverive të Arabisë Saudite dhe Irakut dhe për të shqyrtuar mënyra për përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Takimi i Këshillit të Koordinimit inaugurues zhvillohet ndërsa marrëdhëniet mes Riadit dhe Bagdadit po përmirësohen. Takimi shihet si pjesë e përpjekjeve amerikane për të pakësuar ndikimin e Iranit në Irak, që ka ardhur duke u shtuar.

“Irani përbën vazhdimisht shqetësim për ne, jo vetëm përsa i përket Irakut, por për mbarë rajonin”, tha zëdhënësja e Departementit të Shtetit Heather Nauert në një konferencë shtypi.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin ngrohjen e marëdhënieve mes Irakut dhe Arabisë Saudite, duke cituar si shembull lehtësimin e tregtisë mes të dy vendeve me rihapjen e kufijve mes tyre.

Takimi do të mbahet në kryeqytetin saudit, Rijad, katër muaj pasi të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një këshilli për përmiësimin e marrëdhënieve mes vedneve fqinjë, në përpjekje për t’iu kundërvënë ndikimit të madh të Iranit në rajon.

Gjatë vizitës në Rijad, sekretari Tillerson, po ashtu do të “takohet me një numër udhëheqësish sauditë, për mësmarrëveshjet e vazhdeushme në Gjirin Persik, Iranin dhe një numër çështjesh të tjera dy-palëshe të rëndësishme,”- tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.

Vizita e zotit Tillerson në Rijad do të jetë në kuadrin e vizitave të tij një-javore në disa vende të Gjirit Persik dhe në Azinë Jugore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG