Lidhje

Sekretari i Shtetit Tillerson komenton për Korenë e Veriut


Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha sot se çdo negociatë e mundshme me Korenë e Veriut mbi programet e saj të raketave bërthamore dhe balistike mund të ndodhë vetëm nëse Koreja e Veriut tregohet e gatshme të angazhohet në bisedime kuptimplota.

Por sipas zotit Tillerson është ende shumë herët për të gjykuar. Deklaratën sekretari amerikan i shtetit e bëri gjatë një vizite në Egjipt.

Ai foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, pasi bisedimesh mes dy diplomatëve për çështje të sigurisë rajonale sikurse Libia dhe Siria, si dhe mbi procesin izraelito-palestinez të paqes.

Zoti Tillerson tha se populli egjiptian duhet të jetë i bindur në angazhimin e vazhdueshëm amerikan për të mbështetur Egjiptin në luftën kundër terrorizmit.

Sipas tij angazhimi i përbashkët për të mposhtur ISIS-in është i palëkundur dhe se nuk ka pasur hendek mes Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për t'u përballur me terroristët dhe ekstremizmin në rajon, por dhe në Egjipt.

Egjipti është ndalesa e parë e udhëtimit të zotit Tillerson në pesë vende të Lindjes së Mesme. Ai pritet të vizitojë gjithashtu Jordaninë, Turqinë, Libanin dhe Kuvajtin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG