Lidhje

Sekretari i Shtetit Tillerson në prag të vizitës në Ukrainë


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bën nesër vizitën e tij të parë në Ukrainë, ku do të takohet me Presidentin Petro Poroshenko për të diskutuar mbi rrugët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën Lindore dhe për të shprehur mbështetjen për reformat.

Në një deklaratë të premten, zoti Tillerson rikonfirmoi angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e Minskut, duke iu referuar rënies dakord për armëpushim mes Moskës dhe Kievit në vitin 2015.

Sekretari Tillerson emëroi ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker si përfaqësues të posaçëm për negociatat e Ukrainës.

Zoti Volker, që do ta shoqërojë zotin Tillerson në Ukrainë, do të mbajë kontakte të rregullta me të gjitha palët që janë të përfshira në negocitatat e Ukrainës, nën të ashtuquajturin format i Normandisë: Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG