Lidhje

Tiranë, komisionerja e BE-së thirrje partive për integritetin e kandidatëve në listat zgjedhore


Ylva Johansson

Komisionerja europiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson tha sot në Tiranë se të gjitha partitë do të duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për të bërë të pamundurën që te ketë një integritet shumë të lartë të të gjithë kandidatëve në listat për zgjedhjet e 25 Prillit.

Komisionerja Johannson i bëri këto komente gjatë një deklarate të përbashkët me Kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazi, në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama. Ajo pati gjatë ditës, bisedime me përfaqësuesit më të lartë shtetërorë dhe politik të vendit.

Ajo deklaroi se Shqipëria ka bërë përpjekje të forta dhe një përparim të dukshëm në reformat në Drejtësi, Siguri dhe Migracion gjatë vitit të fundit. Puna e mirë duhet të vijojë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u shpreh ajo, ndërsa përmendi megjithatë problemin e kërkesave për azil të qytetarëe shqiptarë në disa vende të BE-së.

Në mars të vitit të shkuar Këshilli Europian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim më Shqipërinë, por në dhjetor vendet anëtare nuk gjetën konsensusin e nevojshëm për të miratuar kornizën e bisedimeve dhe organizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen zyrtare të bisedimeve.

Autoritetet shqiptare shpresojnë që kjo të mund të arrihet brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG