Lidhje

Tiranë, reagon Ministria e Mjedisit pas vendimit të Presidentit për mbetjet


Tiranë, reagon Ministria e Mjedisit pas vendimit të Presidentit për mbetjet
Tiranë, reagon Ministria e Mjedisit pas vendimit të Presidentit për mbetjet

Në Shqipëri, ministria e Mjedisit reagoi sot pas vendimit të Presidentit Bamir Topi për të mos dekretuar e për t’i kthyer parlamentit ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Sipas zëvendësministrit Taulant Bino, vendimi nuk ka asnjë arsye kushtetuese, por vetëm politike.

“Refuzimi nga presidenti është sigurisht një e drejtë kushtetuese e tij, por refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është pa dyshim një akt i pastërt politik në mbështetje të partisë që ka ose që do të krijojë. Refuzimi është pengesë e qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve sipas standarteve evropiane. Refuzimi lë në fuqi, me ose pa dashje, sistemin aktual të menaxhimit, që për ne të gjithë është i mangët”, tha zoti Bino.

Presidenti Topi kishte kundërshtuar përfshirjen në ligj të lejimit të importimit të mbetjeve duke u shprehur për mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit. Sipas presidentit qëllimi i ligjit, ishte ai i trajtimit të mbetejeve në territorin e Shqipërisë e pakësimi i burimeve të mbetjeve.

Për pasojë, mundësia e importit nga jashtë duket se bie ndesh me këto objektiva të vetë ligjit, kishte shpjeguar kreu i shtetit.

Por edhe sot zëvendësministri Bino sqaroi se autorizimi për import parashikon vetëm mbetjet jo të rrezikshme dhe për ato lloje të cilat janë shfrytëzuar plotësisht në vend. Nisur nga reagimi i sotëm duket se shumica do ta kalojë sërish variantin e ligjit pa marrë parasysh vërejtjet e kreut të shtetit.

XS
SM
MD
LG