Lidhje

Tony Blair shkon edhe në Shkup


Ish-kryeministri britanik shkoi me ftesë të një një investitori indian në Maqedoni

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ishte edhe në Shkup ku shkoi me ftesë të një një investitori indian në Maqedoni.

Duke folur mbrëmë në një festival, ai tha se termi Ballkan në të kaluarën ishte sinonim i konfliktit, ndërsa sot nuk është kështu. Ai vuri në dukje përparimin që, sipas tij, është bërë në Maqedoni dhe tha se shpresat janë që, këtë vit vendi të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Vetëm para disa vitesh, tha ai, Maqedonisë iu desh të merrete vendime të vështira për t’u kthyer në rrugën e duhur”.

Ai foli për nevojën e një Evrope të bashkuar, të reformuar, me krijimin e një mbrojtjeje dhe energjetike të përbashkët. Zoti Blair theksoi edhe nevojën e një partneriteti të fuqishëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG