Lidhje

Tornadot në Ilinoi shkaktojnë 6 viktima


Zyrtarët amerikanë thonë se numri i të vdekurve nga tornadot që goditën dje shtetin Illinoi ka arritur në 6. Tornadot e fuqishme prekën edhe një numër shtetesh të tjerë, por dëmet në Illinois ishin më të mëdhatë.

Dhjetra tornado dhe stuhi të fuqishme përfshinë shtetet qendrore të Amerikës, duke u shoqëruar me erëra të forta që rrafshuan lagje të tëra, përmbysën makina dhe shkulën pemë.

Stuhitë prekën shtetin Indiana, ku plagosën të paktën një person dhe shkaktuan dëme të shumta.
Guvernatori Mike Pence tha se 12 distrikte raportuan për tornado ose për dëme, pas valës së parë të stuhisë.
Por dëmet më të mëdha ishin në shtetin Illinois, ku një numër tornadosh me fuqi të pazakontë goditën në shumë qytete, duke plagosur një numër personash dhe duke shkatërruar shtëpi.
"Zhurma i ngjante një treni që po vinte drejt nesh. Ne u futëm në dollap dhe u mbuluam me jastëkë. Dhe shpëtuam."
Një zyrtar i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në shtetin Illinois tha se në distriktin Massac pati një të vdekur, ku më parë ishte njoftuar edhe për viktima të tjera.
Stuhitë prekën edhe disa pjesë të shteteve Wisconsin, Michigan, Ohio dhe Kentucky dhe mbrëmë kaluan në shtetet buzë Atlantikut.
Tornados, të shoqëruara nga breshër i fuqishëm dhe erëra të forta, kaluan nëpër disa komunitete, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike.
XS
SM
MD
LG