Në Shqipëri ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot se hetimet mbi avionin italian të ulur dje në plazhin e Divjakës, kanë dëshmuar se mjeti kishte zbritur për të kryer trafik droge. Ngjarja ka provokuar debate të forta politike. Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha sot se qeveria ka rënë moralisht, ndërsa shtoi, se sipas tij, avioni është kapur vetëm sepse pësoi një defekt teknik dhe jo si pasojë e punës së policisë. Nga ana e tij ministri i Brendshëm deklaroi tërësisht të kundërtën
Avioni i shtetasit italian 68 vjecar Giorgio Riformato u ul dje në plazhin e Divjakës pasi ishte nisur më parë nga aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza, ku qëndronte që prej të enjtes së shkuar. Avioni pësoi dëmtime gjatë uljes, ndërkohë që në zonën pranë, policia zbuloi disa canta me marijuanë. Një makinë e një shtetasi shqiptar Saimir Bajrami u bllokua me një tjetër sasi droge. Në total bëhej fjalë për afër 460 kilogram. Bajrami u arrestua pasi kishte braktisur mjetin në tentativë për t’u larguar.
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha sot se shqiptari dhe italiani Riformato po bashkëpunonin për trafik droge: “Eshtë tashmë e konfirmuar se avioni i ulur në Divjakë dhe makina e kapur nga policia së bashku me ngarkesën e drogës, ashtu siç edhe të dy shtetasit, piloti italian dhe shtetasi shqiptar, kanë bashkëpunuar për të organizuar atë që mbeti një tentativë për trafik të lëndës narkotike”.
Por ndërsa hetimet vazhdojnë, debatet politike u ndezën menjëherë. Edhe sepse ngjarja ndodhi në një atmosferë të mbarsur me akuza për rritjen e trafikut të drogës në vend dhe deklarimet e opozitës se tani po përdoreshin për të edhe rrugët ajrore. Sot kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha, zhvilloi një takim me një grup deputetësh që janë pjesë e komisionit hetimor për dyshimet mbi implikimin e ushtrisë në trafiqe droge. Sipas zoti Basha, ngjarja e djeshme ishte pjesë e një trafiku të kontrolluar nga qeveria: “Nuk është, siç përpiqet të mashtrojë përsëri Kryeministri, një operacion policor. I madh dhe i vogël, shqiptar apo i huaj, tashmë e dinë se avioni ka pasur avari. Pra nuk e kanë kapur këta avionin por avioni u ka rënë në prehër, droga iu ka mbetur në derë”.
Por Ministri i Brendshëm Tahiri e hodhi poshtë këtë variant, ndërsa shtoi se garantonte se bëhej fjalë për tentativën e parë për trafik droge përmes avionëve:“Janë sinjalizuar institucionet që në momentin kur avioni shkëputi komunikimin me kullën e komandimit ajror dhe të gjitha institucionet janë vënë në lëvizje sipas përgjegjësive të veta. Mund t’ju garantoj se që nga dita e parë që kam marrë detyrën kjo është tentativa e parë dhe e vetme për të organizuar trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet avionëve. Ka një të vërtetë në deklaratat e opozitës, po ndodh e paimagjinueshmja, sepse tentativa e parë për të bërë atë që ish-kryeministri deklaronte, trafik të lëndëve narkotike me avion, u ndalua në mënyrë të suksesshme nga Policia e Shtetit dhe institucionet shqiptare”.
Opozita këmbëngul duke u shprehur se bëhet fjalë sipas për një situatë alarmante, e cila kërkon përgjigje të menjëhershme, tha zoti Basha, por pa përcaktuar se si dhe në c’mënyrë: “Kjo situatë e rëndë dramatike e vendit, është e papranueshme dhe kërkon përgjigje të menjëhershme. Një gjë mund ta themi me siguri; qeveria e Edi Ramës ka rënë. Moralisht, qeveria e Edi Ramës është rrëzuar”.
Pavarësisht përfundimeve që priten nga hetimet e mëtejshme, një gjë është thuajse e sigurt. Ngjarja e Divjakës pritet të ndezë edhe më shumë debatet mes palëve të cilat prej kohësh janë përfshirë në luftë akuzash të ashpra mes tyre.