Lidhje

Motorrë uji për transport marijuane


Forcat greke të antidrogës zbuluan një formë të re të transportimit të marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë. Në ishullin e Korfuzit policia greke tha se zbuloi një grup kriminal që transportonte marijuanë nga qyteti fqinj i Sarandës duke përdorur motorrët e shpejtë të ujit.

Policia greke tha se bllokoi sasinë e fundit që po transportohej, e cila përbëhej nga 45 pako me marijuanë që peshonin rreth 47 kilogramë. Ndërkohë grupi dyshohet se këtë formë transporti e përdorte ritmikisht në hapësirën detare mes të dy vendeve. Burimet policore greke thanë se janë ndaluar dy të rinj shqiptarë që ishin pritësit e lëndës narkotike ndërsa drejtuesi i motorit të ujit ka arritur ti shpëtojë arerstimit duke përfituar nga errësira dhe duke u ktheyr drejt kufirit shqiptar.

Departamenti i Narkotikëve të Korfuzit tha se prej pak javësh dy shqiptarët me banim të përkohshëm në zonën greke të Lefikimit, afër brigjeve të Sarandës, ishin nën mbikqyrje nga policia. Sipas policisë së ishujve jonianë trafiku i lëndëve narkotike është rritur në ishull dhe këtë e dëshmojnë rastet e shtuara të vitit të shkuar. Sipas Policisë së rajonit të Ishujve jonianë në 2015 u zbuluan mbi 250 raste të lidhura me narkotikët dhe u arrestuan mbi 300 persona. Policia greke tha se trafiku i heroinës njohu një shumëfishim të rasteve gjatë vitti 2015 krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa u bllokuan edhe dhjetëra kilogramë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria.

Për policinë greke të Korfuzit viti i shkuar paraqiti edhe raste të zbulimit të vatrave të mbjella me narkotikë në zona të ndryshme të këtij ishulli.

XS
SM
MD
LG