Lidhje

Tanzani, të paktën 79 të vdekur nga mbytja e tragetit


Zyrtarët në Tanzani njoftuan se të paktën 79 vetë kanë vdekur pas përmbysjes së një trageti me pasagjerë në liqenin Viktoria të enjten pasdite. Të premten herët në mëngjes rifilluan kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve apo viktimave.

Autoritetet njoftuan se tridhjetë e shtatë vetë janë shpëtuar, disa prej tyre në gjendje shumë të rëndë.

Ende nuk dihet se sa njerëz ndodheshin në traget në momentin e përmbysjes, por nuk është e pazakontë për anijet që lundrojnë në liqenet e mëdha të rajoneve për të transportuar njëkohësisht me qindra pasagjerë. Sipas mediave lokale trageti kishte në bord rreth 200 pasagjerë.

Kohët e fundit, 200 persona u konfirmuan të vdekur kur trageti “MV Spice Islander I” u mbyt në bregun e arqipelagut të Zanzibarit në vitin 2011. Më shumë se 1 mijë të tjerë u raportuan të zhdukur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG