Lidhje

Presidenti Trump ndalon transgjinorët në ushtri


Presidenti Trump tha sot se forcat e armatosura amerikane nuk do të lejojnë që personat transgjinorë të shërbejnë në radhët e tyre në çfarëdo funksioni.

Vendimi i zotit Trump shfuqizon një politikë të shpallur nga administrata e ish-Presidentit Barak Obama para një viti.

Në një varg komentesh në Twitter, Presidenti Trump shkruan se "pas konsultimeve me gjeneralët dhe me ekspertët ushtarakë", ai po i jepte fund pranimit të personave transgjinorë në forcat e armatosura të vendit.

"Ushtria jonë duhet të përqëndrohet në arritjen e fitoreve vendimtare dhe dërrmuese dhe nuk mund të rëndohet me shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore apo me problemet që mund të sillnin personat transgjinorë”.

Në qershor të vitit 2016, ish-Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter tha se Pentagoni do t’i jepte fund gjatë një viti politikave kundër personave transgjinorë, të cilat ai i quajti “diskriminuese”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG