Lidhje

SHBA, transeksualët lejohen të shërbejnë hapur në ushtri


Pentagoni do të lejojë individët transeksualë të shërbejnë hapur në ushtrinë amerikane, duke shfuqizuar një prej masave ndaluese për shërbimin në forcat e armatosura.

Sekretari i Mbrojtjes Ash Karter e njoftoi ndryshimin të enjten, duke thënë se kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë. Ai shtoi se për pjesëmarrjen në ushtri duhet të vlejnë vetëm kualifikimet e personit dhe asgjë tjetër që mund ta pengojë në kryerjen e shërbimit ushtarak.

Njoftimi i sekretarit Karter vjen pavarësisht shqetësimeve nga udhëheqësit e lartë ushtarakë se Pentagoni është duke lëvizur shumë shpejt dhe se nevojitet më shumë kohë për të bërë ndryshimet.

Ndryshimet do të bëhen gradualisht brenda një periudhe prej më shumë se një vit. Por më 1 tetor, trupat transeksualë duhet të jenë në gjendje të marrin kujdes mjekësor dhe të fillojnë zyrtarisht ndryshimin e identifikimit të tyre gjinor në sistemin e personelit të Pentagonit.

XS
SM
MD
LG