Lidhje

Trazira të dhunshme pasojnë zgjedhjet në Nigeri


Trazira të dhunshme pasojnë zgjedhjet në Nigeri
Trazira të dhunshme pasojnë zgjedhjet në Nigeri

Zyrtarët e zgjedhjeve në Nigeri deklaruan se presidenti Goodluck Jonathan është fituesi i zgjedhjeve presidenciale, një njoftim që u pasua nga protesta në veriun me shumicë myslimane.

Zyrtarët thonë se zoti Jonathan mori më shumë se 22 milionë vota në zgjedhjet e së dielës, thuajse dyfishin e votave të fituara nga rivali i tij, ish ushtaraku Muhamadu Buhari.

Zoti Jonathan fitoi rreth 57% të votave, shifër që shmang raundin e balotazhit. Kryqi i Kuq nigerian thotë se më shumë se 270 njerëz janë plagosur e rreth 15 mijë të tjerë janë zhvendosur si pasojë e dhunës që shpërtheu në veri të vendit, kur u njoftua fitorja e zotit Jonathan.

XS
SM
MD
LG