Lidhje

Tre ushtarakë francezë vriten në Libi


Ministria franceze e mbrojtjes tha se tre ushtarakë të saj janë vrarë në Libi.
Ministri i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian shprehu keqardhje për humbjen e tre oficerëve francezë gjatë misionit në Libi. Ai vlerësoi trimërinë dhe përkushtimin e ushtarakëve të cilët, tha ai, çdo ditë, po kryejnë misione të rrezikshme kundër terroristëve.


Ministria nuk dha hollësi se si u vranë 3 ushtarakët, të cilët janë viktimat e para ushtarake perëndimore në Libi që nga fillimi i këtij viti kur u bë i njohur lajmi se forcat speciale po vepronin atje në terren. Franca ka kryer edhe më parë misione ajrore zbulimi mbi Libi.

XS
SM
MD
LG