Lidhje

Tregjet aziatike reagojnë negativisht ndaj vendimit të S&P


Tregjet aziatike reagojnë negativisht ndaj vendimit të S&P
Tregjet aziatike reagojnë negativisht ndaj vendimit të S&P

Tregjet botërore reaguan negativisht sot ndaj vendimt të Standard & Poors për të ulur klasifikimin e Shteteve të Bashkura për ripagimin e borxheve.

Indekset kryesore në Tokjo, Hong Kong, Seul dhe Sidenej ranë nga një deri në tre përqind. Edhe kontratat e ardhshme ishin të ulta para hapjes së Wall Street-it.

Tregjet në Lindjen e Mesme u mbyllën shumë ulët dje, përfshirë rënin 7 përqind të bursës së Tel Avivit.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gaitner tha se S&P mori një vendim “tepër të gabuar” me uljen e klasifikimit të Shteteve të Bashkuara nga tri A në dy A plus. Zoti Gaitner i kanalit televiziv CNBC se S&P tregoi se “ka mungesë të theksuar njohurish” lidhur me arithmetikën e buxhetit federal.

Drejtori menaxhues i agjencisë që vlerëson nivelin e kreditimit, Standard and Poors thotë se shanset që klasifikimi i nivelit të kredisë amerikane të bjerë edhe më tej gjatë gjashtë muajve deri në dy vjetët e ardhshëm është një në tre.

Xhon Çembërs tha sot se një ulje e mëtejshme do të ndodhë në se pozicioni fiskal i Shteteve të Bashkuara do të përkeqësohej ose nëse debatet politike kthehen në ngërç.

Ai tha se niveli i kreditimit, që agjencia e uli nga AAA në AA+, ka të ngjarë të mos përmirësohet derisa të stabilizohet borxhi kombëtar dhe Uashingtoni të jetë në gjendje të arrijë më shumë konsensus.

XS
SM
MD
LG