Në Shtetet e Bashkuara, një përplasje mes dy trenave udhëtarësh ndërmjet qyteteve lindore të Nju Jorkut dhe Bostonit ka plagosur të paktën 60 njerëz.
Zyrtarët thonë se përplasja ndodhi të premten rreth 6 orës pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, rreth 100 kilometra në verilindje të Nju Jorkut. Guvernatori i Kënektikatit Dannel Malloy u tha gazetarëve se në aksident janë plagosur rëndë pesë persona, një prej të cilëve me dëmtime shumë serioze.
Shkaku i përplasjes është duke u hetuar. Zoti Malloy tha se "nuk ka asnjë arsye për të besuar që shkaqet e ngjarjes të jenë diçka tjetër, përveçse aksidentale."
Shërbimi Kombëtar i trenave, Amtrak, i cili përdor të njëjtët binarë me trenat lokalë, ka pezulluar pa afat udhëtimet mes Nju Jorkut dhe Bostonit.