Lidhje

Strategji e re e presidentit Trump për Afganistanin


President Trump thotë se adminsitrata e tij ka marrë vendime të rëndësishme për luftën 16-vjeçare në Afganistan.

Presidenti u takua të premten me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar mbi një strategji të re për luftën në Afganistan.

Në takimin në vendpushimin presidencial të Kamp Davidit, morën pjesë edhe zëvendëspresidenti Mike Pence dhe sekretari i mbrojtjes James Mattis.

Sekretarja e e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha të premten se presidenti Trump po studjon dhe shqyrton mundësitë e tij për një qasje të re për mbrojtjen e interesave të Amerikës në rajonin e Azisë Jugore.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG